Ministri Peci: Në krahasim me të kaluarën, veriu tash është më i sigurt

21:13 | 14 Dhjetor 2023
ministri-peci:-ne-krahasim-me-te-kaluaren,-veriu-tash-eshte-me-i-sigurt

Ministri i MBPZHR-së, Faton Peci, në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se veriu është ambient më i sigurt në krahasim me të kaluaren.

“Secilen ditë vullneti i qytetarëve të veriut për të përqafuar autoritetet e Kosovës por njëkohësisht për të shfrytëzuar benefitet që shoqëria jonë i ofron ka me qenë në një trend të rritjes dhe shtrirja e sovranitetit është në interes të përgjithshëm shoqëror”, ka thënë Ministri Peci.

Ai tutje tha që dallimi me para tri vitet në veri është substancial.

“Të kaluarën nuk ka pasur prezencë policore në shumicën e pjesëve, pjesa e shtrirjes së internetit, është luftu krimi e korrupsioni, kontrabana, arrestimi i protagonistëve që kanë ushtruar dhunë edhe ndaj qytetarëve që kanë pranuar realitetin e Kosovës”, ka thënë tutje ministri Peci. /Gazeta10/

Komento: