Ministria e Financave njofton se më 4 shkurt do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

09:28 | 28 Janar 2022

Më 4 shkurt do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 4 shkurt të këtij muaj do të mbahet ankandi i parë për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komento: