Ministrja Rizvanolli: Efekti i thirrjeve për kursim të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet

19:03 | 17 Dhjetor 2021

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se efekti i thirrjeve për kursim të rrymës veç ka filluar të vërehet.

Rizvanolli ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.

“Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten! Ju falemnderit të gjithëve!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet.

Sipas KOSTT, menjëherë të martën kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.

Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten!

Ju falemnderit të gjithëve!

Komento: