Mirabelli “çon peshë” rossonerët me deklaratën e fundit

17:00 | 20 Nëntor 2019

Ish drejtori i AC Milan, Massimiliano Mirabelli beson se Carlo Ancelotti do të kthehet te kuqezinjtë si menaxher një ditë.

Ancelotti aktualisht është në krye të Napolit, skuadra që do të vizitojë San Siro për të luajtur Milanin të Shtunën, dhe aktualisht po kalon një periudhë të vështirë,përcjell ORAinfo.

Javën e kaluar, raportet nga gazeta Tuttosport madje pohuan se Paolo Maldini po konsideron idenë e rikthimit të Ancelotti para sezonit të ardhshëm si kryeshef duke pasur parasysh që Stefano Pioli ka pasur pak ndikim.

Ancelotti luajti për kuqezinjtë nga 1987 deri në 1992 dhe më pas ishte menaxher nga 2001 deri në 2009, duke fituar 15 nderime të mëdha në klub në të dy periudhat.

Duke folur në mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli, Mirabelli zbuloi disa prejardhje në bisedimet që ata kishin me Ancelottin gjatë kohës që ai ishte në Bayern.

“Ne e takuam atë për të parë se cilat mund të jenë shanset e kthimit të tij në Milano,” tha ai

“Ai është ndër trajnerët më të mirë në botë, titujt thonë gjithçka. Ne folëm për këtë, por në kohën kur ai ishte kontraktuar me Bayernin.

“Unë besoj se rrugët midis Ancelotti dhe Milano do të takohen përsëri në të ardhmen, ashtu edhe unë mendoj se ai mund të trainojë Romën, me të cilët është i lidhur”,përfundojë Mirabelli./ORAinfo/

Komento: