
Në një intervistë me TeleLombardia, ish drejtori sportiv i AC Milan, Massimiliano Mirabelli, foli për kohën e tij me kuqezinjtë.
Ndër të tjera, ai zbuloi pendimin e tij më të madh ndërsa ishte në klub,përcjell ORAinfo.
“Kuçka? Një nga keqardhjet e mia më të mëdha. Kur arriti Gattuso ne donim ta kthenim atë, por kur Montella ishte aty ai vendosi të largohej pasi bisedoi me menaxherin. Një ofertë e mirë nga Turqia arriti dhe ai vendosi ta pranojë atë,” deklaroi Mirabelli ./ORAinfo/
