Miratohet në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2022 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Miratohet në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2022

18:30 | 25 Nëntor 2021

Kuvendi miraton në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2022.

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e ka miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Pro këtij projektligji ishin 65 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë kundër dhe asnjë deputet nuk abstenoi.

Projektbuxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro ose rreth 9 përqind më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2021 që ishte në vlerë 2 miliard e 516 milionë euro.

Komento: