
Mbrojtësi i majtë i Milanit, Ricardo Rodriguez duket se është i destinuar të largohet nga klubi milanez në afatin e ardhshëm të transferimit të janarit, falë ardhjes së Theo Hernandez.
Nga media media italiane SportMediaset sot ka treguar që një klub gjerman është më i afërti për ta nënshkruar atë,përcjell ORAinfo.

Mediat detajonë se si skuadra e Bundesligës, Schalke 04 janë jashtëzakonisht të intersuar për të nënshkruar 27-vjeçarin.
Lojtari, i cili është kontraktuar me kuqezinjtë deri në vitin 2021, ka bërë vetëm katër paraqitje për klubin milanez, të katër që vijnë në fillimin e sezonit./ORAinfo/