Mitrovicë: Një person godet me sëpatë një person tjetër

10:41 | 01 Prill 2023

Një person godet me sëpatë një person tjetër në Mitrovicë.

Një person është arrestuar dje nga Policia në Mitrovicë, pasi që dyshohet se ka sulmuar me sëpatë një person tjetër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: