Mjekët e Podujevës rezultojnë negativë për koronavirus

23:11 | 28 Mars 2020

Dhjetë mjekëve e infermierëve të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë rezultuar negativë në testet për koronavirus.

Rastin e ka konfirmuar Fahri Llugaliu, ushtrues detyre i Drejtorit në QKMF të Podujevës.

“Sonte janë marrë dhjetë mostra nga mjekë dhe infermierë në QKMF të Podujevës, për fat të mirë, të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Llugaliu për koha.

Ky personel i QKMF-së dyshohej se kishin pasur kontakte me të infektuarit.

Në Podujevë, deri tash janë të infektuar 4 persona me koronavirusin Covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një viktimë.

Komento: