Modric në janar në Milan, del një pengesë e madhe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Modric në janar në Milan, del një pengesë e madhe

12:47 | 12 Shtator 2019

Milan këtë verë ka qenë shumë aktiv në tregun e transferimeve. Janë disa lojtarë të cilët i janë bashkur klubit nga ‘San Siro’.

Megjithatë zyrtari Kryesor i Futbollit të Milan, Zvonimir Boban e dëshiron edhe një lojtar të madh në ‘San Siro’, përcjell ORAinfo.

Fjala është për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Tuttosport raporton se Boban dëshironte një lojtar me përvojë në mesfushë për ekipin e Giampaolo, duke identifikuar Luka Modric të Real Madridit si lojtarin e përsosur për këtë rol.

Mirëpo kjo dëshirë e Boban mund të mos realizohet.

Kjo pasi strategjia e pronarëve (Elliott) për tu përqendruar te futbollistët e rinj, mund të ndikojë në dështimi e transferimit të Modriq në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!