Modricit i rrezikohet vendi te Real Madrid

11:05 | 25 Tetor 2019

Fituesit të Topit të Artë i rrezikohet vendi te Real Madrid.

Vitet më të mira të Luka Modric, duket se i takojnë tashmë të kaluarës.

Mediet në Spanjë raportojnë se mbajtësi i Topit të Artë, duhet të luftojë për pozitën e titullarit te Real Madrid.

Është mesfushori i talentuar, Federico Valverde që po shfrytëzon më së miri lëndimin e kroatit, duke treguar energji dhe besim.

Modric – Casemiro – Kroos për vite kanë qenë skeleti i mesfushës së Real Madridit. Kroati, braziliani dhe gjermani kanë qenë simbol të fitores së ‘Los Blancos’ në Ligën e Kampionëve. Ardhja e Valverde ka prishur vazhdimësinë e tyre.

Luka Modric, pas rikthimit nga lëndimi, i duhet të bind Zidanen nëse meriton pozitën e titullarit para Valverde, që duket se ka fituar besimin e trajnerit francez.

Komento: