Molliqaj: Kurti e refuzoi Shtëpinë e Bardhë, tha unë e du Borrellin

22:06 | 22 Nëntor 2023
molliqaj:-kurti-e-refuzoi-shtepine-e-bardhe,-tha-une-e-du-borrellin

Dardan Molliqaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për qasjen në raport me dialogun me Serbinë.

Molliqaj, tha se rreth dialogut Kurti i ka gabimet në dy rrafshe.

Sipas tij, Kurti vullnetarisht e ka zgjedhur kornizën e dialogut të Brukselit, e më pas thotë se ka gabuar duke dërguar policinë atje.

Kryetari PSD-së tha se Kurti vullnetarisht e zgjodhi Josep Borrellin para Shtëpisë së Bardhë.

“Fajin që e ka Albin Kurit e ka në dy rrafshe, një e ka zgjedh kornizën e dialogut të Brukselit, ndoshta nuk kish pas qare po e ka zgjedhur me vullnet. Ky ka thënë unë nuk e du shtëpinë e bardh dhe ka refuzu dhe ka thënë unë e du Borrellin, ky nuk është shku me thika mbi harta e tash i bëni thikat në harta brenda”, tha ai në emisionin “Pressing” të T7.

“E dyta është faj shumë i madh. Kanë qenë dy kampe, kampi taktika e Kuritt qe po merr territor, që po merr kontroll në veri e po dërgon Polici është duke ia hëngër letrat, është duke ia marrë dheut nën këmbë kontrollit veri e rrjedhimisht kjo ka me i pru Kosovës marrëveshje më të mirë. Ne kemi thënë ndryshe, gabim është me i ndalë zgjedhjet, gabim është më ndalë referendumin, gabim është me dërgu policinë, gabim janë targat, gabim është krejt dhe kemi thënë një gjë kryesore, veriu nuk është problem i sigurisë dhe krimit, por është problem politik”.

Komento: