Monaco mposht PSG, ja rezultati befasues

15:52 | 20 Mars 2022

PSG pësoi humbje nga Monaco.

Monaco ka triumfuar me rezultat të thellë 3:0 ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të javës së 29-të në Ligue 1.

Pa Messin, Paris Saint-Germain nuk arriti të tregonte asgjë sot, duke u turpëruar nga Monaco, shkruan Gazeta Express.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të kur shënoi Ben Yedder.

Kur sulmet ishin të gjitha në portën e vendasve, nga një kundërsulm i shpejtë, Volland dyfishoi epërsinë.

Krejt në fund, Ben Yedder shënoi nga penalltia për rezultatin 3:0.

Me këtë fitore, Monaco shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e shtatë, kurse PSG mbetet i pari me 65 pikë, 15 më shumë se Marseille, që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Komento: