
Spanja ka ftuar përsëri në formacion Moratën.
Alvaro Morata është përfshirë në listën e Spanjës, teksa sot përfaqësuesja iberike ka bërë publike listën.

Gjashtë gola në gjashtë ndeshje kanë bindur trajnerin Roberto Morenon ta përfshijë në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Maltës dhe Rumanisë, në datat 15 dhe 18 nëntor.
Para këtyre sfidave ka pasur shumë të papritura për trajnerin e spanjollëve. Ishte planifikuar në listë Jordi Alba, por futbollist i Barcelonës u dëmtua kundër Slavias së Pragës. Kësisoj vetëm Sergio Busquets është lojtari i vetëm që ftohet nga katalanasit. Real Madrid përfaqësohet nga Sergio Ramos dhe Dani Carvajal.
Kujtojmë që Spanja renditet në krye të Grupit F, 5 pikë para Suedisë.