Morena sot feston ditëlindjen, ish- i dashuri e uron me këtë foto

14:38 | 01 Prill 2019

Ajo është shumë e përfolur për jetën e saj private.

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta.

Një urim, Morena e mori edhe nga ish i dashuri i saj, Sasha Sobhani. Sasha ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të Morenës, teksa si mbishkrimin ka lënë urim e ditëlindjes.

Morena u përfol shumë nga mediat rozë për lidhjen e saj me miliarderin, Sasha Sobhan. Por, pas një periudhe të shkurtër çifti u nda, e të dy filluan me akuza ndaj njëri-tjetrit. Ishte Sasha, ai që i pari postoi një fotografi në të cilën shkroi “Beqar dhe i lumtur”, që la të kuptohej se më nuk është bashkë me Morenën. Akuzat nuk munguan as nga Morena, e cila e akuzoi atë se është ‘homoseksual’.

Situata u bë edhe më skandaloze kur Fjolla Morina u përfshi në këtë situatë. Sasha publikoi disa biseda me Fjollën ku ajo i kishte kërkuar të dalë me të dhe ai e cilësoi si fanse të tij. Fjolla më pas postoi një fotografi me Morenën në Instastory dhe në një farë mënyre e thumboi miliarderin.

Ndryshe, “Dashni” është projekti i fundit i Morenës në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahun. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi një milion klikime në Youtube.

Komento: