Mos e humbisni këtë “perlë” nga i madhi MESSI!

22:23 | 29 Tetor 2019

Ka përfunduar pjesa e parë mes Barcelonës dhe Real Valladolidit.

Gjysma e parë e ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Valladolidit e zhvilluar në Camp Nou, kishte të bënte me superyllin argjentinas, Lionel Messi.

Blaugranët i shënuan tre gola në fraksionin e parë, ndërsa e pranuan një nga skuadra kundërshtare. Clement Lenglet e zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit.

Kiko Olivas e barazoi rezultatin (15′), mirëpo Arturo Vidal e riktheu epërsinë (29′) i asistuar pikërisht nga Messi.

Në minutën e 34 u akordua gjuajtje e lirë për vendasit, ndërsa përgjegjësinë e mori numri 10 i katalunasve.

Leo Messi goditi duke e dërguar topin në skajin e portës që ishte i pandalshëm nga portieri. Për më shumë, ky ishte goli i 50-të në karrierë nga gjuajtja e lirë.

Komento: