Mos fitorja në Big Brother sjellë tensione të mëdha, Romeo dhe Donaldi marrin vendim të papritur

20:05 | 19 Shkurt 2022

Duket se mosfitorja e Donalit në Big Brother, ka sjellë tensione të mëdha.

Mbrëmjen e djeshme është përfolur se ka pasur debate mes produksionit dhe Romeo Veshajt pas shpalljes së Ilir Shaqirit si fitues i Big Brother VIP, e jo vëllait të tij, Donald Veshaj.

Romeo në profilin zyrtar të tij në Instagram ka larguar videon e emisionit që përfshihej Donaldi, që mund të nënkuptohet se ka hequr dorë nga projekti.

Bëhet fjalë për një emision në “Prime time” në “Top Channel” që do ta moderonin bashkë, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Ky emision iu dha atyre para pak javësh si surprizë nga produksioni.

Komento: