Mosmarrëveshje mes lojtarëve të Kosovës, për pak të eskalojë situata

19:30 | 11 Tetor 2019

Ka disa mosmarrëveshje te Përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova i është kthyer stërvitjeve pas ndeshjes së mbrëmshme që e zhvilluan ndaj Gjibraltarit, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Malin e Zi.

Megjithatë stërvitja e sotme ka pasur një moment aspak të mirë. Dy yjet e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Edon Zhegrova kanë pasur një mosmarrëveshje ndërmjet veti çka u desh të ndërhyjnë edhe shokët e skuadrës në mesë për të mos eskaluar situata, shkruan Zëri.info.

Ka qenë më pas trajneri Muharrem Sahiti që i ka qetësuar dy lojtarët për të vazhduar më pas puna normalisht, derisa nuk ka pasur nevojë të ndërhyjë fare trajneri Bernard Challandes.

Komento: