
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë shtrëngata të fuqishme me breshër, por këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal, pra nuk do të kapin tërë territorin.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta, më të theksuara në zonat me reshje. Maksimalja parashihet 31 gradë Celsius. Në viset pa reshje ende do të jetë nxehtë dhe me zagushi.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta si dhe me zhvillime të shpeshta të stuhive lokale në rajone të caktuara. Vende-vende priten shtrëngata të fuqishme me breshër.
Të entjen dhe të premten priten ulje të temperatruave dhe reshje më të shpeshta. Po ashtu priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mundësi për shtrëngata shiu me breshër sidomos të enjten.
Nga e shtuna sipas parashikimeve aktuale do të kemi stabilizim gradual të motit, por mbetet freskët sidomos në viset kontinentale./MeteoBallkan