Moti sot: Me vranësira dhe diell, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

08:08 | 13 Mars 2025
moti-sot:-me-vranesira-dhe-diell,-temperaturat-deri-ne-20-grade-celsius

Instituti Hidrometeorologjik, njofton se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas IHMK-së, vende-vende parashihen kushte për riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 e deri në 6 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 15 e deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekond.

Komento: