Mourinho “dridh” Seria A, po e rrëmben yllin 100 milionësh

17:42 | 07 Dhjetor 2019

José Mourinho, i ka hedhur pamjet Kalidou Koulibaly.

Sipas të përditshmes El Desmarque, menaxheri portugez po bën presion për të sjellë mbrojtësin senegalez në Tottenham. Megjithatë, ata nuk janë të vetmit që interesohen për të, përcjell ORAinfo.

Kontaktet me presidentin e Napolit dhe Tottenham tashmë kanë filluar zbulojnë mediat. Partenopei e vlerëson mbrojtësin në rreth 100 milion euro dhe përveç Spurs, interesi nga Real Madrid është gjithashtu i fortë.

Duke pasur parasysh situatën në Napoli, Koulibaly ndoshta mund të largohet gjatë verës./ORAinfo/

Komento: