
Tottenham janë të interesuar të nënshkruajnë Sulmuesin e Monacos, Islam Slimani në dritaren e transferimit të janarit, zbulon Calciomercato.
Sulmuesi nga Algjeria aktualisht po kalon një hua sezonale në Monako nga skuadra e Premier League Leicester City, përcjell ORAinfo.

Sa i përket zhvillimit të fundit, Spurs të cilët aktualisht janë duke luftuar me lëndime tani kanë tërhequr vëmendjen e tyre drejt 31-vjeçarit dhe duan të bëjnë një veprim për të në dritaren e transferimit në vazhdim./ORAinfo/