Mourinho godet Manchesterin me këto tre transferime

15:02 | 21 Nëntor 2019

Mourinho i ‘hakmerret’ Man Utd, transferon këta tre lojtarë në afatin e janarit.

Jose Mourinho edhe zyrtarisht u emërua si trajner i Tottenham Hotspur.

Tekniku portugez dje stërviti menjëherë me skuadrën, dhe tani i ka bërë të qarta kërkesat për bordin.

Mourinho dëshiron me çdo kusht tre blerje në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi net.

Dy futbollistët që po monitorohen nga ana e ‘Special One’ janë objektiva të ish-klubit të tij, Manchester United dhe një lojtar vesh fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Sporting, Bruno Fernandes dhe mbrojtësin e Benficas, Ruben Dias.

Një tjetër lojtar që mund të përmbushë kërkesat e Jose është veterani Nemanja Matic, me të cilin kishte punuar bashkë edhe te Chelsea.

Komento: