Mourinho i bie pishman, nuk po e transferon yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mourinho i bie pishman, nuk po e transferon yllin e madh

19:13 | 03 Dhjetor 2019

Jose Mourinho i ka dhënë fund interesit të Tottenham për mesfushorin e Sporting, Bruno Fernandes.

Spurs ishin të interesuar për nënshkrimin e Fernandes verën e kaluar, por ai së fundmi ka shkruar një kontratë të re në Portugali i cili e ka ngritur klauzolën e tij të lirimit në 85 milionë,përcjell ORAinfo.

Duke folur për Sport TV, Mourinho tha:

“Ne jemi klub të ndryshëm në këtë nivel.Ne nuk jemi një klub që do të bëjmë transferime të mëdha në treg, as nuk po shkon drejt lojtarëve që janë tashmë të zhvilluar ose në një nivel të caktuar të pritjes, gjithashtu edhe ekonomikisht.

“Patjetër që do të thoja jo sepse Bruno është një lojtar i një niveli dhe vlera që nuk është për ne”, ka përfunduar Mourinho./ORAinfo/

Komento: