Mourinho i thotë ‘JO’ skuadrës së madhe

20:20 | 09 Tetor 2019

Jose Mourinho ka refuzuar ofertën për t’u bërë trajner i Lyon.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, mbetet jashtë futbollit që pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018.

Ish trajneri i Interit ka potencuar disa herë dëshirën për t’iu rikthyer futbollit, duke pritur një ofertë serioze.

Sipas RMC, Jose Mourinho së fundi ka refuzuar një ofertë nga Lyon, për të zëvendësuar Sylvinhon.

Mourinho është në pritje të ndonjë oferte nga Premierliga, duke kërkuar rikthimin në futbollin anglez.

Komento: