Mourinho pas debutimit me fitore, ka një dedikim interesant për këtë lojtar

13:38 | 24 Nëntor 2019

Mourinho me plot lëvdata për Dele Allin.

Jose Mourinho ka lëshuar disa komente pozitive për Dele Alli, pas ndeshjes kundër West Ham United.

Mourinho e ka nisur me fitore aventurën e tij me Tottenham, në Premierligë, duke mposhtur skuadrën e West Ham me rezultatin 2:3.

Në këtë ndeshje, ajo që tërhoqi vëmendje ishte performanca e mesfushorit anglez, Dele Alli, i cili ishte i jashtëzakonshëm.

Kjo paraqitje e Alli nuk i ka ikur as ‘Special One’, i cili është kujdesur që të jap komente pozitive për lojtarin.

“Ai ishte Dele Alli i vjetër, Dele Alli që vitet e kaluara impresionoi jo vetëm Anglinë, por gjithë botën” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

Një sekuencë e Alli kur pasoi topin për Son u bë hit në rrjetet sociale dje. Ai pasim solli golin e dytë të Spurs.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të vazhdojë me këto paraqitje edhe në ndeshjet tjera, dhe të ringjallet nën urdhrat e Mourinho.

Komento: