Mourinho po ia merr Milanit nga ‘duart’ Ibrahimovicin

16:09 | 21 Nëntor 2019

Bosi i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho, raportohet se ka hapur bisedime me Zlatan Ibrahimovic për një rikthim të mundshëm në Premier League.

Mourinho u njoftua zyrtarisht si menaxheri i ri i Spurs të mërkurën, duke zëvendësuar Mauricio Pochettino i cili ishte në krye të pesë vjet e gjysmë.

Vëmendja tashmë është drejtuar drejt objektivave të mundshëm për portugezin, dhe il Corriere dello Sport po raportojnë se Zlatan Ibrahimovic është një objektiv, përcjell ORAinfo.

Gazeta pretendon se Mourinho në të vërtetë ka kontaktuar me suedezin gjatë ditëve të kaluara duke njoftuar kthimin e tij, dhe se mundësia e një përpjekje për ta sjellë atë në veri të Londrës nuk mund të përjashtohet.

Si rezultat, Milani duhet të jetë proaktiv në mënyrë që të shmangë një betejë me një skuadër të Premier League, i cili mund të ofrojë paga thelbësisht më të larta.

Ndërkohë, Sky Italia po raporton se ka pasur më shumë bisedime midis drejtuesve të kuqezinjve dhe Raiola të enjten, me kuqezinjtë që kanë paraqitur një propozim për sulmuesin. /ORAinfo/

Komento: