Mourinho refuzon klubin e njohur evropian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mourinho refuzon klubin e njohur evropian

08:34 | 10 Tetor 2019

Mourinho refuzon Lyonin.

Jose Mourinho dëshiron të rikthehet në futboll sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Pas shkarkimit që iu bë në dhjetor të vitit të kaluar nga Manchester United, trajneri portugez ka qëndruar i pa punë.

Por, ish-strategu i Chelseat po mendon që të rikthehet në futboll qysh në këtë sezon, derisa ka refuzuar të marrë drejtimin e skuadrës së Lyonit.

Sipas RMC Sport, Jean-Michel Aulas ka kontaktuar me portugezin, pasi Sylvinho i refuzoi në fundjavën e kaluar.

Mirëpo, Mourinho e ka refuzuar ofertën e tyre, pasi dëshiron që të rikthehet në Angli, aty ku ka shprehur interesim Tottenham Hotspuri.

Mauricio Pochettino është buzë shkarkimit nga Spurs dhe portugezi dëshiron ta marrë drejtimin e skuadrës pasi familja e tij jeton atje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!