Mourinho tregon se cili është futbollisti më i mirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mourinho tregon se cili është futbollisti më i mirë

20:05 | 09 Tetor 2019

Mourinho thotë se ky është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë.

Për Jose Mourinhon, futbollist si fenomeni brazilian, Ronaldo, nuk ka pasur asnjëherë futbolli.

Trajneri portugez, aktualisht i papunë, nuk e fsheh admirimin që ka për rezultatet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por Ronaldon e Brazilit e ngrit në një nivel tjetër.

“Ronaldo, fenomeni”, u përgjigj Mourinho në pyetjen për futbollistin më të mirë që ka parë në fushë, përcjell lajmi.net.

“Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë pasur karrierë më të gjatë, ata kanë qëndruar ë krye çdo ditë për 15 vjet, por nëse flasim rreptësisht për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Ronaldon”.

“Kur isha në Barcelonë kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që është parë ndonjëherë në fushë. Lëndimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ky djalë ishte diçka e jashtëzakonshme”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!