Mozzik bëhet baba, zbulohet gjinia dhe emri i foshnjës

17:23 | 18 Dhjetor 2018

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik është bërë baba për herë të parë.

Reperi tash e një kohë të gjatë është në lidhje me Loredanën, të cilët tashmë edhe janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti janë bërë prindër të një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Hana, shkruan rtv21.

Lajmi për lindjen e vajzës e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një imazhi të postuar në rrjetin social, Instagram.

“Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë @loredana” ka shkruar ai mbi imazhin e postuar.

Komento: