Mposhtet Loriana Kuka, mbetet pa medalje në Abu Dhabi

15:54 | 26 Tetor 2019

Loriana Kuka nuk mundi të fitojë asnjë medalje në Grand Slam qe po mbahet në Abu Dhabi.

Xhudistja nga Kosova është mposhtur në luftën vendimtare për medalje në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Është francezja Madeleine Malonga që ka mposhtur Kukan në ‘Repechage’.

Kuka këtë Grand Slam e mbyll me katër tri fitore dhe dy humbje.

Kosova nga kjo garë do të kthehet me një medalje të artë, të fituar nga Majlinda Kelmendi.

Komento: