MSH tregon se a do të lirohen masat në prag të Vitit të Ri

23:15 | 09 Dhjetor 2021

A po lirohen masat në prag të Vitit të Ri, flasin nga MSH.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria dhe Mnistria e Shëndetësisë që të lehtësohen masat për festat e fundvitit, shkruan IndeksOnline.

Madje këta të fundit kanë paralajmëruar protesta më 15 dhjetor.

Por sic duket Ministria e Shëndetësisë nuk do iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të tyre.

Të pyetur nga IndeksOnline se a do të ketë lëhtësime për festat e fundvitit, nga MSH nuk dhanë shpresa.

Ata thane se kjo varet nga situata epidemiologjike në vend.

“Aktualisht janë në fuqi masat e sjella nga Qeveria më 30 nëntor.

Këto masa vlejnë deri në një rishqyrtim tjetër apo marrje të vendimeve të reja. Prandaj duhet respektuar nga të gjithë.

A do të ndryshojnë a jo, kjo varet nga situata eidemiologjike në vend dhe vlerësimet e rekomandimet që për këtë situatë do t’i jap IKSHPK”, thuhet në përgjigjen e MSH.

Aktualisht, me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës po ashtu është ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave dhe ahengjeve familjare e shoqërore.

Gastronomia do të lejohet të punojë me deri në 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura dhe deri në 70 për qind në ato të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 05:00 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet të emetohet vetëm deri në orën 21:30.

Komento: