‘Mund të ikë që tani’, Xavi ja tregon deren yllit të Barcelonës

14:34 | 19 Janar 2022

Xavi Hernandez ka dalur në konferencë për media para ndeshjes së kupës ndaj Bilbaos. Trajneri i Barcelonës ka folur për afatin kalimtar dimëror dhe lëndimet e lojtarëve.

Sa i përket të ardhmes së Dembeles, Xavi ka qenë i prerë.

“Ose duhet të rinovojë, ose të largohet. Madje që tani mund të ikë. Jemi në një situatë komplekse, të vështirë.

Nëse ai nuk rinovon, klubi duhet të gjejë një zgjidhje. Ka pesë muaj që po bisedohet kot, andaj duhet të lëvizim” ka thënë Xavi.

Komento: