Mundësia e fundit për Ancelottin

13:15 | 07 Dhjetor 2019

Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti ka një mundësi të fundit për t’i kthyer gjërat, në mënyrë që t’i shpëtojë një shkarimi të mundshëm.

60-vjeçari është nën presion serioz për të mbajtur të sigurt punën e tij si menaxher i Napolit, pas serive të shfaqjeve të dobëta nga ekipi, veçanërisht pas revoltës së dhomës së veshjes kundër presidentit të klubit Aurelio De Laurentiis, përcjell ORAinfo.

Sa i përket raportit të fundit, Ancelotti do të ketë mundësinë e fundit për të kthyer gjërat kur Napoli do të përballet sot me Udinezen në ndeshjen e ligës.

Raporti deklaroi më tej se nëse Napoli nuk do të jetë në gjendje të prodhojë një rezultat pozitiv në ndeshjen e tyre të radhës në ligë, ish-menaxheri i Milan, Gennaro Gattuso do të zëvendësojë Ancelotti në pankinë në San Paolo Stadium.

Ancelotti ka qenë me Napolin që nga vera e vitit 2018 dhe ka një kontratë me klubin deri në verën e vitit 2021. /ORAinfo/

Komento: