
Me 2 dhjetor do të ndahet çmimi i Topit të Artë.
Bomba vjen nga Spanja. Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë të vitit 2019-të. Lajmi publikohet nga MundoDeportivo, gazeta katalanase që qëndron shumë pranë klubit të Barcelonës.
Sipas gazetës në fjalë, në cermoninë që do të mbahet në datën 2 dhjetor, trofeu do të shkojë në duart e Lionel Messit i cili do të bëjë të tijin Topin e Artë të 6-të në karrierë.

MundoDeportivo është e sigurtë në atë që thotë pasi shpjegon faktin se të hënën të dërguarit e France Football kanë qenë të pranishëm në Barcelonë, për intervistën dhe fotot e rastit me fituesin.
Nga klani i Messit nuk e konfirmojnë lajmin por as nuk e përgënjeshtrojnë. Për Topin e Artë, Messi është në garë me emra të tillë si Cristiano Ronaldo, Virgil Van Dijk apo Allison e Sadio Mane.