Mungesa e madhe e lojtarëve, Barcelona merr këtë vendim

19:26 | 04 Shkurt 2020

Drejtuesit e Barcës po kërkojnë të blejnë një sulmues edhe pse afati kalimtar është mbyllur.

Barcelona po vlerëson mundësinë e nënshkrimit me një sulmues edhe jashtë afatit kalimtar.

Me lajmin e konfirmuar se Ousmane Dembele do të mbetet jashtë fushave deri në fund të sezonit, La Liga do të lejojë Barcelonën të përfshijë edhe një lojtar, nëse gjen një zëvendësim, shkruan AS, përcjell lajmi.net.

Kjo ka bërë që drejtues të Barcelonën të takohen për të vendosur rreth kësaj situate,e dhe pse ekziston një konsensues për nënshkrimin e një lojtari.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Barcelona dështoi në transferimin e Rodrigo nga Valencia dhe Pierre Emerick Aubameyang.

Katalanët kanë qenë shumë afër transferimit të Cedric Bakambu, i kontaktuar nga Eric Abidal, me lojtarin që veç kishte vendosur të nisej drejt Spanjës, por Jose Maria Bartomeu e hodhi poshtë këtë opsion, duke mos e konsideruar si garanci.

Me gjithë këto lëndime, Barcelona në skuadrën e parë ka vetëm dy sulmues, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, duke iu shtuar këtyre edhe 17 vjeçarin Ansu Fati.

Në La Liga, emrat e paktë që Barcelona mund t’i transferojë janë Rodrigo dhe ëillian Jose.

Komento: