
Skuadra e Milan është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për një transferim të madh, në orët e fundit të merkatos.
‘Rosoneri’ po planifikojnë të afrojnë në skuadër yllin e Anderlecht, Alexis Saelemaekers, shkruan Fabrizio Romano.
Romano raporton se dy skuadrat tashmë kanë arritur marrëveshje të plotë për këtë transferim, transmeton lajmi.

Lojtari pritet të udhëtojë drejt Milanos në orët e ardhshme. Gjithçka është e kryer, përveç zyrtarizimit.
Thuhet se lojtari do të afrohet në formë huazimi, me obligim për blerje në fund të sezonit.
Saelemaekers shihet si zëvendësuesi i Suso, i cili së fundmi ka kaluar te Sevilla.