Mungon vetëm zyrtarizimi, Rodriguez i bashkohet gjigantit nga Serie A

18:32 | 28 Janar 2020

E ardhmja e Ricardo Rodriguez duket se është vendosur.

Mbrojtësi zvicëran i Milanit, i cili dukej një hap larg nga Fenerbahce, tani pritet t’i bashkohet gjigantit italian, Napoli.

Gennaro Gattuso është një admirues i tij dhe e dëshiron të Napoli qysh në janar.

Kontakte të reja janë zhvilluar mes klubeve, raportojnë mediat italiane, përcjell ORAinfo.

Në fakt, një marrëveshje është vetëm një hap larg pasi Napoli ka qenë vendimtar në bisedime.

Marrëveshja duket se është një kredi me një mundësi për të blerë.

Milano po priste ofertën e duhur dhe tani ajo siç duket ka mbërritur dhe transferimi i Rodriguez në Napoli duket punë e kryer. /ORAinfo/

Komento: