Mungon vetëm zyrtarizimi, Silva transferohet në Premierligë

21:12 | 24 Gusht 2020

Thiago Silva pritet të largohet nga PSG.

Chelsea ka vendosur të përforcojë repartin e mbrojtjes me Thiago Silvan.

Mbrojtësi brazilian ka arritur marrëveshje me skuadrën nga ‘Stamford Bridge’.

Lajmi konfirmohet nga Gianluca Di Marzio, që raporton se Silva do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Chelsean, përcjell lajmi.

Silva ka kontratë me PSG-në deri në fund të muajit, dhe pastaj do të jetë një agjent i lirë.

Lojtari ka qenë i kërkuar edhe në Serie A, nga skuadra Fiorentina dhe Milan.

Transferimi në Premierligë, do të jetë një përvojë e re për Silvan.

Komento: