Mungon vetëm zyrtarizimi, Varane i bashkohet Manchester Unitedit

21:34 | 15 Korrik 2021

Klubi anglez Manchester United pritet ta transferojë mbrojtësin Raphael Varane.

Sipas mediave angleze, Varane pritet ta kompletojë së shpejti transferimin në Angli te Man Utd.

Blerja e mbrojtësit ‘Djajve të Kuq’ pritet tu kushtojë rreth 50 milionë euro, ndërsa futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me pagë 12 milionë euro në sezon.

Kanë mbetur edhe disa detaje dhe marrëveshja totale mes dy klubeve për francezin do të arrihet gjatë ditëve në vijim.

United tashmë kanë siguruar shërbimet e Jadon Sanchos dhe Varane pritet të jetë transferimi i dytë në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës.

Komento: