Murat Jashari flet për postin e Presidentit

15:44 | 21 Nëntor 2019

Përmendet për postin e Presidentit, flet Murat Jashari.

Një prej posteve për të cilin pritet që të dakordohen Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës para nënshkrimit të koalicionit për bashkëqeverisje është edhe ai i presidentit të Republikës së Kosovës.

E në opinion publik është përfolur Murat Jashari, nipit të komandantit legjendar, Adem Jashari, si emër potencial i cili do të ulej në karrigen e presidentit pasi t’i ketë përfunduar Hashim Thaçit mandati.

Megjithatë vetë Jashari thotë se s’ka asgjë sa i përket kësaj çështjeje dhe ka treguar se nuk është kontaktuar nga askush.

“Realisht nuk ka asgjë në këtë punë dhe nuk e di se kush qëndron mbrapa kësaj pune. Nuk e di se çfarë po ndodh në ketë vend dhe konsideroj se median e konsideroj si mision fisnik, mirëpo pom doket edhe besnikërinë e këtij misioni jemi duke e lënduar kapak. Ka një kohë që jam terhek dhe nuk po prononcohem për media dhe jam tërhek nga të gjitha postet publike që kanë të bëjnë më profesionin tem dhe nuk e kam parë të arsyeshme të deklarohem” ka thënë Jashari për Bota Sot.

Murat Jashari ka shpjeguar se deri më tani nuk e ka kontaktuar askush për çështjen e presidentit dhe se nuk ka asgjë nga ajo punë dhe është deklaruar se nuk është për atë pozitë.

Komento: