Muriq me statistika impresionuese te Fenerbahce – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Muriq me statistika impresionuese te Fenerbahce

09:50 | 09 Nëntor 2019

Statistikat impresionuese të Vedat Muriqit.

Me dy gola të Vedat Muriqit, Fenerbahce ka mposhtur 3:2 në shtëpi Kasimpasa, për të marrë kreun e tabelës në Superligën e Turqisë.

Yllit të Kosovës i kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje te Fenerbahce, për të treguar cilësitë e tij, dhe për të vërtetuar se ka qenë transferimi më i mirë gjatë verës së fundit në futbollin turk.

25 vjeçari në vetëm 11 xhiro, ka arritur të shënojë shtatë gola.

Muriqi, vetëm në fillim të këtij sezoni, ka arritur të lë pas ish sulmuesin e Fenerbahces, Roberto Soldado, që gjithë sezonin e kaluar kishte shënuar vetëm gjashtë herë.

Spanjolli në 21 ndeshje sa zhvilloi sezonin e kaluar, shënoi gjashtë gola, tashmë veç i lënë pas nga Muriqi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!