Muriq po rikthehet në Fenerbahçe?

13:01 | 20 Mars 2022

Futbollisti i suksesshëm kosovar mund të rikthehet në Turqi.

Vedat Muriqi e ka rigjetur veten te Mallorca. Sulmuesi kosovar po tregon performanca fantastike me skuadrën nga elita e futbollit spanjoll, teksa synon t’i mbajë në ligë edhe për një edicion tjetër.

Por, vazhdimësia e tij përtej këtij edicioni në Spanjë mbetet ende një pikëpyetje, shkruan Gazeta Express.

Sipas medias turke, Fanatik, Fenerbahce, të cilët kanë pasur probleme në sulm pas largimit të Vedat, po përgatiten të marrin sërish 27-vjeçarin në verë.

Ishte vet sulmuesi shtatlartë që nuk e mohoi një rikthim të mundshëm në Turqi, por theksoi se do të donte të vazhdonte fillimisht me Mallorcan.

Huazimi i tij te skuadra spanjolle përfundon në verë dhe ende asgjë nuk dihet rreth së ardhmes së tij.

Komento: