Muriqi jep lajmin katastrofal

17:09 | 22 Nëntor 2019

Vedat Muriqi, duket se ak pësuar lëndim të rëndë.

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit me Fenerbahcen në kampionatit turk që e mbajti jashtë dy sfidave që zhvilloi Kosova ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, është më i rëndë sesa parashikohej për Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës do të qëndrojë rreth 6 javë jashtë fushave të futbollit.

Kështu, ky vit mund të konsiderohet i mbyllur për bomberin e Fenerbahces, i cili pritet të rikthehet i gatshëm vetëm në janar të 2020-ës.

Ky dëmtim i ka prishur planet edhe klubit turk që shpresonte ta shiste në janar Muriqin për një shifër të konsiderueshme pasi ofertat për të janë të shumta, pas startit të mirë në Turqi.

Në 11 ndeshje në Superligën e Turqisë, Muriqi ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar edhe një asist.

Komento: