Muriqi rikthehet fuqishëm nga lëndimi, shënon këtë super-gol – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Muriqi rikthehet fuqishëm nga lëndimi, shënon këtë super-gol

21:21 | 03 Dhjetor 2019

Lojtari i njohur, Vedat Muriqi duket se është rikthyer fuqishëm pas lëndimit.

Vedat Muriqi është rikthyer titullar për Fenerbahçen në mënyrën më mbresëlënëse të mundshme, duke i ndihmuar të kalojë në 1/8 e finales së Kupës së Turqisë me një gol dhe një asist në triumfin 4:0 kundër Istanbulspor AS, duke e lënë plotësisht prapa lëndimin që ia humbi dy ndeshje të rëndësishme me Kosovën dhe një me Fenerin gjatë muajit nëntor.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës asistoi te goli i dytë dhe e shënoi golin e tretë në fitoren e lehtë ndaj klubit nga TFF 1. League, niveli i dytë i futbollit turk, në rrethin e pestë të Kupës së Turqisë të martën në Stamboll.

Ylli nga Prizreni – i cili u rikthye nga lëndimi në fundjavë duke lënë gjurmë pasi në më pak se 30 minuta si zëvendësues dhuroi një asist në barazimin e Fenerbahçes 2:2 kundër Goztepe në Superligën turke – luajti 72 minuta në Ulker Stadyumu pa praninë e tifozëve.

25-vjeçari asistoi te goli i dytë i vendasve, i shënuar nga Ferdi Kadioglu në minutën e 16-të, duke e vjedhur një top të mbrojtjen mysafire.

Muriqi më pas shënoi në minutën e 72-të, duke goditur me këmbën e tij më pak të preferuar, të djathtën, atë që ishte goli i parë në kupë këtë sezon.

Ky ishte goli i tetë dhe asisti i tretë i Muriqit në 13 ndeshje në të gjitha garat deri tani për Fenerin.

Ai duket se e ka lënë plotësisht mbrapa lëndimin fatkeq të nëntorit dhe është plotësisht i riaftësuar për të luajtur titullar për klubin turk.

Si pasojë e këtij lëndimi, Muriqi nuk qe në gjendje ta ndihmojë Kosovën në asnjërën prej dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë kah mesi i këtij muaji.

Komento: