Musliu thotë se janë ndriçuar më shumë se 100 rrugë në Prishtinë

20:34 | 13 Tetor 2023
musliu-thote-se-jane-ndricuar-me-shume-se-100-rruge-ne-prishtine

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka njoftuar se në kryeqytet janë ndriçuar më shumë se 100 rrugë.

Ai ka thënë se në këtë javë për herë të parë u ndriçua rruga “Ferid Curri” bashkë me rrugët ndërlidhëse.

“Punët fantastike të Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk kanë të ndalur.

Javë me plotë projekte e angazhime, të cilën e përmbyllëm me fillimin e projektit për të ndriçuar për herë të parë rrugën “Ferid Curri”, bashkë me rrugët ndërlidhëse.Për herë të parë, e si asnjëherë tjetër në Kryeqytet janë ndriçuar më tepër se 100 rrugë”, shkroi Musliu në Facebook.

Komento: