Mustafa arrin në Kuvend, pritet të takohet me Kurtin për taksën

16:00 | 28 Shkurt 2020

Taksa ka bërë që të rikthehen takimet mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në zyrat e LDK-së në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar një takim me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, përkitazi me taksën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas mbledhjes se kryesisë ka bërë të ditur se do të ketë takim për të dalur me një qëndrim të përbashkët të partnerëve të koalicionit.

Komento: