Mustafa – Kurtit: Tërhiqi deklaratat dhe kërkoj falje publike SHBA-së

22:12 | 27 Mars 2020

Isa Mustafa i ka thënë Kurtit se duhet t’i kërkoj falje publike SHBA-së.

I pari i LDK’së Isa Mustafa thotë se Shtetet e Bashkuara të Amërikës nuk e meritojnë që për të të flitet me dyshim se po fsheh diçka për Kosovën.
Thotë se Kosova duhet të vazhdojë që SHBA’në ta konsiderojë si partnerë të fortë dhe të vazhdueshëm.

“Të mos dyshojmë në asnjë rast për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse nuk e meritojnë. Një mik i Kosovës, një aleat i përkushtuar i Kosovës nuk meriton në asnjë rast që të flitet për të me dyshim se po fshehët diçka në SHBA për Kosovën”, tha Mustafa.

Ish-kryeministri thotë se qytetarët nuk janë kundër shtetit të udhëhequr nga Donald Trumpi por ka vetëm deklarata të papjekura të politikanëve dhe të zyrtarëve qeveritarë.

“Nuk shoh disponim antiamerikan në përmasa të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Shoh deklarata të papjekura të disa zyrtarëve edhe shtetëror edhe zytarëve politikë të cilat unë nuk mund të konsideroj se bazën e kanë në një antiamerikanizëm por janë të pamatura, janë të papjekura dhe janë të dëmshme për relacionet mes Kosovës dhe SHBA’së”, tha Mustafa.

Komento: