Mustafa: Statuti me të cilin është pajtuar Bislimi promovon autonominë e serbëve në Kosovë

14:31 | 14 Dhjetor 2023
mustafa:-statuti-me-te-cilin-eshte-pajtuar-bislimi-promovon-autonomine-e-serbeve-ne-kosove

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit me të cilin është pajtuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi promovon autonominë politik dhe territoriale të serbëve në Kosovë.

Mustafa iu përgjigj Bislimit pasi ky i fundit në një intervistë mbrëmë në RTK akuzoi ish-kryeministrin për marrëveshjen e vitit 2015.

Ish-kryetari i LDK-së ka vlerësuar se çdo gjë që ka thënë Bislimi dje në intervistë është e pavërtetë e kulluar.

“Besnik Bislimi në një intervistë mbrëmë në RTK, bëri fushatë të ulët politike. Opozitën e quajti bashkëpunëtore të Serbisë, dhe për ta larë veten dhe qeverinë Kurti nga papërgjegjësitë për marrëveshjen e fundit me Serbinë, u mor edhe me mua. Nuk ndjej ndonjë kënaqësie kur njerëzit që nuk i konsideroj merren me mua, sepse si kundërshtar politik do duhej të merreshin me opozitën, pasi unë nuk po shfaqi pretendime t’ua marr pushtetin. Por dëshiroj të theksoj se çdo gjë që e tha mbrëmë në kontekst të dokumentit të vitit 2015 ishte një pavërtetë e kulluar, për fat të keq e dalë nga goja e një zëvendëskryeministri të Republikës së Kosovës dhe profesor i Kolegjit Amerikan në Prishtinë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Komento: