Bosi i Arsenalit,Unai Emery është i interesuar për qendërmbrojtësin e Torinos, Nicolas N’Koulou, raporton Calcio Mercato përcjell ORAinfo.
28-vjeçari ka qenë gjithmonë i pranishëm për klubin në Serie A këtë sezon dhe është nën kontratë deri në vitin 2020.
Emery shpreson të ndryshojë mbrojtjen e tij jo të besueshme të Topçinjëve pasi ekipi synon të hyjë në top të katërt të Premier League dhe N’Koulou është shfaqur si një objektiv primar./ORAinfo/